Gati një dekadë për parë ligji për kontrollin e duhanit është miratuar në Kosovë, por së fundi ky ligj nuk është duke respektuar sa duhet.
Kryeinspektori sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Ibrahim Tërshnjaku, vlerësoi se në Kosovë dhe Ballkan nuk kemi ngritje të vetëdijes shoqërore për të respektuar ligjet dhe masat.
“Ne filluam mbarë ta zbatojmë ligjin për kontrollin e duhanit. Shoqëria kosovare dëshironte ta përqafonte, por gastronomia nuk deshi, por kemi edhe pronarë të tjerë që kanë dashur ta respektojnë ligjin”, tha ai në një intervistë për RTK.
Sipas tij, një problem tjetër është numri i vogël i inspektorëve sanitarë, për shkak së janë mbi 30 mijë subjekte.
“Ne kemi vënë gjoba për subjektet që nuk kanë respektuar ligjin, po ashtu kemi mbyllur edhe lokale mbi një muaj vetëm e vetëm të mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, theksoi Tërshnjaku.
Ai tha se duhani po pihet më shumë tek kafe baret, kurse tek restorantet e tjera më shumë respektohet ligji. /RTKlive/