Kurti: Me 60 milionë euro do të përfundojë një pjesë e punimeve në Autostradën e Gjilanit dhe disa rrugë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për përfundimin e punimeve në infrastrukturë në disa nga projektet e nisura.

Gjatë këtij viti, Kurti u zotua se me mbi 60 milionë euro synojnë të përfundojnë pjesën më të madhe të punimeve në autostradën e Gjilanit, rrugën Prishtinë-Podujevë, Dollc-Gjakovë, Kievë-Zahaq dhe Prishtinë-Mitrovicë.

Këto deklarata Kurti i bëri duke folur për projektin në vlerë mbi 60 milionë euro për energji diellore “Solar4Kosovo”.

Reklama e sponzorizuar

Kurti aty tha se sistemit të ngrohjes do i shtohen rreth 70 megavat, ku do të përfitojnë rreth 60 mijë banorë. Kështu u shpreh ai në konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”.

Ai shtoi se qeveria ka miratuar edhe vendimin për hartimin e planit të ri hapësinor të Kosovës, i cili sipas tij do të reflektojë në vizionin për zhvillim të qëndrueshëm.