Kurti, në konferencën vjetore “Par Progresi Kosovës 2023” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se me këtë ligj u mënjanua pabarazia drastike në pagë që ishte në të kaluarën, njofton Klankosova.tv.
“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik ku po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në të kaluarën”.
“Po ashtu dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 sa ishte dikur tani është zbritur në vetëm 4,70 herë. Mes tjerash kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milionë euro”, ka thënë Kurti.