Mungesa e fuqisë punëtore përshpejton automatizimin në biznese

Porositë për robotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 40% në tremujorin e parë, pasi punëdhënësit përballen me mungesën e fuqisë punëtore. Ata gjithnjë e më shumë po i drejtohen teknologjisë së automatizuar dhe robotëve.

Ndërsa orientimi drejt automatizimit sigurisht nuk është një fenomen i ri, ai është bërë një zgjidhje e mirë për kompanitë që luftojnë për të përmbushur kërkesën në një treg të tkurrur amerikan të kohëve të fundit, sipas raportimeve të Uall Street Journal. Porositë e robotëve u rritën 40% në tremujorin e parë të 2022 dhe me 21% në përgjithësi në 2021, sipas Shoqatës për Avancimin e Automatizimit në SHBA, duke e çuar industrinë në një vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh.

Robotët po ofrojnë të paktën një zgjidhje të përkohshme për bizneset amerikane që përballen me vështirësitë e punësimit në tregun e tkurrur të punës në vend që nga Lufta e Dytë Botërore, të dëmtuar nga pandemia, shifrat rekord të largimeve nga puna dhe trazirat e mëdha ekonomike.

Reklama e sponzorizuar

Në mars, hapjet e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një rekord prej 11.5 milionë, dhe disa ekspertë kanë parashikuar se kriza e punës mund të zgjasë për disa vjet. Mungesat kanë pasur tashmë një ndikim të rëndësishëm në gjithçka, nga udhëtimi ajror tek shitja me pakicë, pasi kompanitë janë të detyruara të reduktojnë prodhimin. /businessmag.al/