Ndahen 720 mijë euro për subvencionimin e faturave të energjisë

Ministria e Financave ka ndarë 720 mijë euro nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për Ministrinë e Ekonomisë, në mënyrë që të subvencionohen faturat e energjisë elektrike të qytetarëve për muajin janar.

Vendimi për ndarjen e mjeteve është miratuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se mjetet dedikohen për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike për muajin janar.

Reklama e sponzorizuar

“Propozimi ka të bëjë me kërkesën që kemi pranuar nga ME-ja për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike për muaj janar. Është kërkuar që të ndahen mjete në vlerë 720 mijë euro. Mjetet transferohen nga Ministria e Financave në Ministrinë e Ekonomisë”, ka thënë Murati.