Qeveria vendos t’i paguajë specializantët këtë vit, Vitia shqetësohet për ikjen e mjekëve

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Qeveria ka miratuar pagesën e specializantëve me vetëfinancim deri në fund të këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti tha se 580 specializantë do të paguhen, në mënyrë që të përmirësohet situata në shëndetësi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se “numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit”, duke përmendur ikjen e mjekëve, raporton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se në Kosovë ka “numër të vogël të mjekëve për kokë banori”.

Kësisoj, Vitia tha se “ngrihen shqetësime sa i përket qasjes në shërbimet shëndetësore të popullatës”

“Prandaj Ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin”, tha ministri.