Shpenzimet e Evropës për krizën energjetike shkojnë në rreth 800 miliardë euro

Fatura e vendeve evropiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë është rritur në afro 800 miliardë euro, kanë njoftuar studiuesit të hënën duke u kërkuar vendeve që të jenë më të kujdesshëm në shpenzimet e tyre në mënyrë që të trajohet kriza energjetike, raportoi të hënën Reuters.

Vendet e Bashkimit Evropian tani kanë rezervuar apo akorduar 681 miliardë euro për përshpejtimin e krizës energjetike, ndërsa Britania ka ndarë 103 miliardë euro dhe Norvegjia 8.1 miliardë që nga shtatori i vitit 2021, sipas analizës së thinktankut Bruegel.

Totali prej 792 miliardë eurosh krahasohet me 706 miliardët në vlerësimin e fundit të Bruegel në nëntor, teksa vendet vazhdojnë që gjatë dimrit të përballen me pasojat nga Rusia që ka ndërprerë shumicën e furnizimeve të saj të gazit në Evropë në vitin 2022.

Reklama e sponzorizuar

Gjermania ka kryesuar grafikun e shpenzimeve, duke akorduar afro 270 miliardë euro. Britania, Italia dhe Franca e pasonin atë, megjithëse secila shpenzoi më pak se 150 miliardë euro, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve e shpenzuan vendet tjera.

Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania ishin shpenzuesit më të mëdhenj.

Shpenzimet e përcaktuara nga vendet për krizën energjetike janë tani në të njëjtin ligë me fondin e rimëkëmbjes së COVID-19 të BE-së prej 750 miliardë eurosh.

Përditësimi i shpenzimeve të energjisë vjen ndërsa vendet debatojnë propozimet e BE-së për të liruar më tej rregullat e ndihmës shtetërore për projektet e teknologjisë së gjelbër, ndërsa Evropa kërkon të konkurrojë me subvencionet në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.