Sistemi më i madh i paneleve solare në çati në botë është duke u realizuar në Tajlandë

Fabrika Falken Tires e Sumitomo Rubber Industries në Tajlandë së shpejti do të ketë sistemin diellor në çati më të madh në botë në një objekt të vetëm.

Prodhuesi i gomave, Falken Tires, u themelua në vitin 1909 nga Dunlop britanez dhe sot është prodhuesi i pestë më i madh i gomave në botë. Sumitomo Rubber Industries planifikon ta bëjë fabrikën 100% të qëndrueshme. Lokacioni aktualisht prodhon goma për tregun europian.

Sistemi solar do të përbëhet nga rreth 40,000 paneleve dhe do të mbulojë një sipërfaqe prej 100,000m2. Pasi të vihet në funksion në janar 2025, ai do të ketë kapacitetin total prej rreth 22MW. Fabrika gjithashtu do të pajiset me një sistem të ri të kogjenerimit të gazit që do të përbëhet nga dy kaldaja 6.6 MW të fuqizuar nga energjia e ripërtëritshme.

Reklama e sponzorizuar

Dhe kjo nuk është e gjitha, biomasa që fitohet nga degët dhe trungjet e tepërta pas korrjes së pemës së gomës do të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë. Sipas electrek, Sumitomo Rubber Industries ka plane ambicioze për të reduktuar emetimet e saj përgjysmë në krahasim me nivelet e 2017 në 2029 dhe për të arritur neutralitet në emitime në vitin 2050.