Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ku thuhet se ka rënie të çmimeve në muajin shkurt të vitit 2023 krahasuar me muajin e kaluar janar po të këtij viti.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin shkurt 2023.
Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve në produkte si dru zjarri, pelet etj. (-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%).
Ndërsa, ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.4%); pemë (3.2%); kujdes personal (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); bukë dhe drithëra (0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.
Megjithatë, kur përkthehet në euro vezët kanë shënuar rënie për 30 copë prej 4.37 euro në 4.26, pasi që ky produkt në përqindje hynë në grup me qumështin dhe djathin
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt 2023 me muajin shkurt 2022 ishte 10.5%.