ATK raporton për 149.3 milionë euro të hyra tatimore për vetëm dy muaj

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka raportuar dje se vetëm për dy muaj ka arritur që të arkëtojë gjithsej 149.3 milionë euro nga të hyrat tatimore.

Sipas ATK-së, nëse i krahasojmë të hyrat nga tatimet me periudhën e njjëtë të vitit të kaluar, pra me 2022-tën, del se ka rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6 për qind më shumë të hyra, përcjell Buletini Ekonomik.

Nga Administrata Tatimore theksojnë se vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është derivat i mekanizmave që ata kanë aplikuar, e të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë ndikim ka pasur edhe avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimi.

Reklama e sponzorizuar

“Po ashtu, ATK është këtu që t’i trajtoj dhe t’i inicioj të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800”, përfundon komunikata e ATK-së. /Buletini Ekonomik/