Centrali bërthamor Nine Mile Point në Oswego, Nju Jork ka filluar prodhimin e pastër të hidrogjenit. Centrali është i pari i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara që gjeneron hidrogjen të pastër duke përdorur energjinë bërthamore.
Ky moment historik për energjinë bërthamor është pjesë e një projekti me kosto të përbashkët prej $14.5 milionë midis Departamentit të Energjisë së SHBA (DOE) dhe Constellation, pronar i centralit, për të demonstruar se si termocentralet bërthamore mund të ndihmojnë në uljen e kostos dhe rritjen e prodhimit të hidrogjenit të pastër. Constellation do të përdorë hidrogjenin e krijuar për të ndihmuar në ftohjen e termocentralit. DOE mbështeti ndërtimin dhe instalimin e një sistemi elektrolize me temperaturë të ulët në termocentralin bërthamor Nine Mile Point që përdor sistemin ekzistues të ruajtjes së hidrogjenit të objektit.
Sistemi i ri i Gjenerimit të Hidrogjenit i prodhon hidrogjen pa emetim duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar në central për të ndarë ujin në hidrogjen dhe oksigjen. Sistemi filloi prodhimin e hidrogjenit të pastër në shkurt për të furnizuar hidrogjen për operacionet e centralit – një proces që më parë varej nga dërgesat e hidrogjenit me kamionë të bërë nga lëndët djegëse fosile.
“Kjo arritje tregon në mënyrë të prekshme se flota ekzistuese e reaktorëve të vendit tonë mund të prodhojë hidrogjen të pastër sot,” tha Dr. Kathryn Huff, Ndihmës Sekretarja për Energjinë Bërthamore. “DOE është krenare që mbështet projekte me kosto të përbashkëta si ky për të ofruar hidrogjen të pastër të përballueshëm. Investimet që po fillojmë të bëjmë tani nëpërmjet Ligjit Dypartiak të Infrastrukturës dhe Aktit të Reduktimit të Inflacionit do të zgjerojnë më tej tregun e hidrogjenit të pastër për të krijuar përfitime të reja ekonomike dhe mjedisore për energjinë bërthamore.
“Hidrogjeni do të jetë një mjet i domosdoshëm në zgjidhjen e krizës klimatike dhe Nine Mile Point do t’i tregojë botës se energjia bërthamore është mënyra më efikase dhe me kosto-efektive për ta prodhuar atë nga një burim pa karbon,” tha Joe Dominguez. president dhe CEO i Constellation. “Në partneritet me DOE dhe të tjerët, ne shohim që kjo teknologji krijon një shteg për dekarbonizimin e industrive që mbeten shumë të varura nga lëndët djegëse fosile, duke krijuar vende pune me energji të pastër dhe duke forcuar sigurinë e brendshme të energjisë.”
Infrastruktura e pastër e hidrogjenit në shkallë më të madhe
Përafërsisht 95% e hidrogjenit të prodhuar në Shtetet e Bashkuara aktualisht është me burim nga lëndët djegëse fosile. Sistemi i Gjenerimit të Hidrogjenit në Nine Mile Point është një nga katër projektet e mbështetur nga DOE për të demonstruar prodhimin e pastër të hidrogjenit në termocentralet bërthamore. Përveç këtyre demonstrimeve, DOE po investon miliarda nëpërmjet Ligjit Dypartiak të Infrastrukturës dhe Aktit të Reduktimit të Inflacionit për të zhvilluar prodhimin e hidrogjenit të pastër në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në uljen e emetimeve dhe për të krijuar mundësi të reja pune për amerikanë.
Po ashtu kjo mbështet objektivin e Departamentit për të reduktuar koston e hidrogjenit me 80% në $1 për 1 kilogram në 1 dekadë. Constellation planifikon të monitorojë performancën e sistemit të ri, ndërsa konsideron vendosjen e mundshme të sistemeve të tjera të hidrogjenit dhe në vende të tjera.
Prodhimi i Hidrogjenit në Evropë
Bashkimi Evropian është një nga idhtarët më të mëdhenjë të prodhimit të hidrogjenit. Në Evropë ka rreth 136 stacione karburanti hidrogjeni. Hapja e parë e stacioneve të karburantit me hidrogjen filloi në vitin 2016, megjithatë përhapja e tyre u dobësua deri në vitin 2019, kur shifrat gati u trefishuan në një vit të vetëm.
Hidrogjeni konsiderohet një burim kritik për arritjen e reduktimeve të emetimeve dhe përdorimi i tij në industrinë e transportit është mbështetur nga shumë qeveri.
Në vitin 2020 ka pasur një rënje të numrit të stacioneve është për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE.