Kompania franceze e prodhimit të automjeteve Citroën po përgatitet të sjellë makina të vogla elektrike, si pjesë e një strategjie të re për të hyrë në garë me prodhuesit tjerë.
Drejtues të kompanisë, kanë thënë se brenda dy viteve të ardhshme, do të sjellin dy modele të vogla dhe me dizajne “të mira”, për të tërhequr një bazë më të gjerë klientësh në markën franceze.
Gjasat janë që veturat e reja të jenë të dizajnuara, duke u bazuar në konceptin Citroën Oli dhe Citroën Ami më të vegjël dhe Citroën C3 Aircross.
Një pikë e rëndësishme e kompanisë franceze do të jetë çmimi prej rreth 25,000 funte, për të t’iu konkurruar modeleve të veturave, MG 4 prej 26,000 £, Fiat 500 Electric 28,195 £ dhe Vauxhall Corsa Electric 31,800£.
Makinat elektrike kanë shumë të ngjarë të vendosen në platformën CMP, e cila tashmë mbështet makinat Stellantis si Corsa dhe Peugeot e-208.
Si rezultat, ata mund të përdorin të njëjtën bateri 51 kWh si modeli e-208, e cila ofron një distancë lëvizjeje deri në 248 milje.
Një motor që jep rreth 130 kuaj fuqi ka të ngjarë të jetë në të gjitha modelet e mësipërme, duke pasur parasysh se deri më tani është folur se ky motor do jetë vetëm për modelin Citroën C3 Aircross.