Pjesa më e madhe e produkteve në Kosovë ka pësuar rritje më të madhe të çmimeve sesa vetë norma vjetore e inflacionit që duhet të jetë rreth 11%.
Kështu ka thënë ekonomisti Edison Jakurti deri ka shtuar se “kjo do të thotë rënie e fuqisë blerëse dhe, rrjedhimisht, rënie e mirëqenies që shkon përtej normës së përgjithshme të inflacionit”.
“Tashmë janë bërë më shumë se një vit e gjysmë që bëj pjesë tek ekonomistët që fatkeqësisht kishin të drejtë kur thoshin se normat e larta të inflacionit nuk ishin tranzitore – ato kishin ardhur për të qëndruar një kohë”, ka thënë Jakurti në një postim në rrjtetin e tij social, facebook.
Sipas tij, norma e lartë e inflacionit duket të jetë problemi kryesor i ekonomisë së Kosovës edhe këtë vit, ndërsa për ta tejlauar këtë gjendje thotë se “duhen politika adekuate në planin afatmesëm”.
Ndryshe, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, që nga data 28 mars 2022, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar ta bëj matjen e çmimeve mesatare ditore për një numër produktesh që janë pjesë e shportës bazë të konsumatorit.