Sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat.
Ministri i Financave thotë se këtë masë qeveria e ka mbështetur duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.
“Me përmbushjen e kësaj mase, është shënuar kështu edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin”, ka deklaruar Murati.
“Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë”, ka vijuar tutje Ministri i Financave.
Sipas tij mbi 688 mijë qytetarë janë mbështetur nga Pakoja për Përballje me Inflacionin.