Një prodhues i lojërave celulare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, zë vendin e parë ndërsa Londra vazhdon të udhëheqë si qendër në rritje.
Renditja e fundit FT/Statista, e kompanive me rritje më të shpejtë në Europë është publikuar pikërisht kur lufta e Rusisë në Ukrainë hyn në vitin e saj të dytë, por është ndikimi i qëndrueshëm i Covid-19 ai që është i dukshëm në këtë sondazh.
Duke qenë se bazohet në rritjen e të ardhurave në kompanitë europiane gjatë tre viteve, deri në vitin 2021, renditja më poshtë tregon se sa biznese lulëzuan pavarësisht pandemisë ose, në shumë raste, për shkak të saj.
Ndërsa mbyllja për shkak të Covid-19 dhe ndërprerjet botërore të zinxhirit të furnizimit zgjatën dy vjet, kompanitë në të gjithë Europën pësuan një goditje të dyfishtë të humbjes së shitjeve dhe rritjes së kostove në vitin 2021. Në veçanti, bizneset që përballen me konsumatorët e përfshirë në turizëm, mikpritje dhe shitje me pakicë, luftuan për t’i mbijetuar ndikimit të kufizimeve, pavarësisht programeve të ndihmës së qeverisë.
Por, për të tjerët, veçanërisht në teknologji dhe tregti elektronike, mbyllja ishte një ndihmë për biznesin, pasi konsumatorët e mbyllur në shtëpi, që punonin dhe bënin blerje në internet, përshpejtuan dixhitalizimin nëpër sektorë. Investitorët hodhën një kapital rekord, prej 109 miliardë eurosh në kompanitë Europiane në vitin 2021, sipas ofruesit të të dhënave të marrëveshjeve PitchBook, më shumë se një e treta e përqendruar në IT dhe softuer, ndërsa kërkesa për teknologjinë e bazuar në cloud u rrit.
Kjo renditje e shtatë vjetore FT 1000, e përpiluar me ofruesin e të dhënave Statista, identifikon ato grupe që kanë lulëzuar dhe janë zgjeruar, shumë prej tyre kanë përfituar pasi kërkesat e korporatave dhe të konsumatorëve janë zhvendosur me zbaticën dhe rrjedhën e pandemisë.
Një raport i veçantë që do të shoqërojë këtë renditje, që do të publikohet më 21 mars. Ai do të shqyrtojë se sa i qëndrueshëm është ky ritëm rritjeje për disa kompani dhe do të vlerësojë presionet e reja të vendosura, për të formësuar edhe një herë korporatat.
Renditja liston ato kompani Europiane, që arritën normën më të lartë të rritjes vjetore të të ardhurave midis 2018 dhe 2021. Norma minimale mesatare e rritjes, që kërkohej për t’u përfshirë në listë, ishte 36.2%, më e ulët se 36.5% studimit të mëparshëm.
Tripledot Studio, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, kryeson listën FT 1000 të bizneseve me rritje më të shpejtë në Europë, me një normë vjetore të përbëre rritje (compound annual growth rate, CAGR) prej 794.7%. I themeluar në vitin 2017, me fokus në lojërat me letra me një lojtar, prodhuesi i lojërave celulare përfitoi, ndërsa njerëzit iu drejtuan PC-ve dhe telefonave për argëtimin e tyre gjatë mbylljes dhe jo vetëm. Rendit dominohet sërish nga grupet e IT dhe softuerëve.
Marshmallow, një biznes i teknologjisë së sigurimeve në Mbretërinë e Bashkuar, vjen i dyti me 659.8 për qind CAGR, ndërsa prodhuesi i baterive të litiumit WeCo i Italisë, qëndron në vendin e tretë me një CAGR prej 433.1%. Ritmet e rritjes së dy kompanive tregojnë, përkatësisht, dixhitalizimin e vazhdueshëm të financave dhe largimin nga karburantet fosile, tendenca që vetëm do të përshpejtohen.
Megjithatë, inflacioni i vazhdueshëm, fundi i huamarrjes së lirë dhe rënia e vlerës së stoqeve të teknologjisë, po i bëjnë investitorët më të kujdesshëm. Investimet e kapitalit të sipërmarrjes ranë 16% në 2022, në 91.6 miliardë euro, sipas PitchBook. Megjithëse ende dukshëm më i lartë se para pandemisë, një “kombinim i inflacionit të lartë, rritjes së normave të interesit, rritjes së dobët ekonomike dhe tensionit të rinovuar gjeopolitik” kanë dëmtuar ndjenjat, shkruajnë analistët së fundmi, që do të thotë se disa biznese start-up do të duhet të luftojnë më fort për financim.
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vazhdon dhe vendet në të gjithë Evropën përballen me një kërcënim të recesionit ekonomik, ngadalësimi i rritjes do të vazhdojë.
Në renditjen e këtij viti të FT1000, 356 nga kompanitë e paraqitura, u renditën gjithashtu vitin e kaluar, dhe 125 kanë qenë në listë për tre vjet radhazi.
Mbretëria e Bashkuar mbetet vendi i tretë më i përfaqësuar, me 155 kompani me rritje të shpejtë, pas Italisë, me 260 dhe Gjermanisë me 217.
Londra ka ruajtur pozicionin e saj si qyteti me numrin më të madh të kompanive me rritje të shpejtë, për të shtatin vit radhazi, me 83 biznese të listuara, e ndjekur nga Parisi (34) dhe Milani (33).