Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se aktualisht në Kosovë është duke shkuar më shtrenjtë prodhimi i rrymës se sa çmimi i shitjes së saj.
Sipas tij, kostoja e prodhimit të KEK-ut për 1 megavat energji është rreth 31 euro, ndërsa e njëjta sasi i shitet KESCO-s për 29.5, e KEDS-it e KOSTT-it për 36 euro.
“Deri në 800 kilovat brenda muajit, është 6.75 euro, ndërsa ne e shesim për 2.95 euro. Këtë kiloëat që konsumatori e blen për 6.75 euro, kostoja jonë është 2.95”, ka shkruar ai duke iu referuar të dhënave nga KEK-u.
Gërxhaliu shton se efekti i KEK-ut është vetëm 1/5 e centit.
“Po e përsëris:
– 1 mwh energji elektrike i kushton KEK-ut 31Euro,
– 1 mwh energji elektrike i shitet KESCO për 29.5 Euro,
-Në qoftë se importohet 1 mwh energji elektrike sot nga Kroacia kushton 89 Euro !?!?
– Kosova importoi thëngjill nga vendet e rajonit afër 10 milionë Euro!
A është e mundur të jemi në ketë gjendje? Pse jemi në këtë situatë dhe deri kur do të vazhdojmë të jemi “vrima e zezë” ekonomike e Ballkanit Perëndimor? Ku është zëri intelektual dhe i ekspertëve të kësaj fushe? Ehhhh politika dhe politizimi”, është shprehur i indinjuar Gërxhaliu. /Buletini Ekonomik/