Nga kjo ministri bëhet e ditur se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Qytetarët luten që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.