Nënshkruhet marrëveshja 23 milionë euroshe për projektin e ngrohjes me energji solare në Prishtinë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të investojë 23.2 milionë euro për energjinë solare në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se ky është një prej projekteve më të rëndësishme për kryeqytetin.

“23.2 milionë EUR nga BERZh për energjinë solare në Kosovë – një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën”, ka shkruar Rama në Facebook, duke shtuar se falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në kryeqytet do të transformohet përmes energjisë, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Reklama e sponzorizuar

“Faleminderit BERZh, një nga partnerët tanë kryesor drejt ‘Prishtinës së gjelbër’ dhe Fisnik Osmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në gjithë qytetin 🙏”, ka shkruar tutje i pari i Prishtinës.