Nga dita e shtunë, hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë

Të enjten, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur tarifat e reja të energjisë elektrike. Me tre vota, vendimi i marrë nga ZRrE për shtrenjtimin e energjisë elektrike mbi 15 përqind do të gjëjë zbatim nga 1 prilli i këtij viti.

Çmimi i rrymës do të shtrenjtohet për 15.4 për qind, për të gjitha kategoritë pa përjashtim, nga data 1 prill deri më 31 mars të vitit 2024.

Të enjten, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur tarifat e reja të energjisë elektrike. Me tre vota, ky është vendimi i marrë nga ZRrE.

Reklama e sponzorizuar

Mbledhja është mbajtur nën masa të rrepta të Policisë, ndërsa në hyrje të objektit ku është zyra e ZRRE-së është verifikuar identiteti i secilit person që ka hyrë brenda.

“Qëllimi i përcaktimit të tarifave është reflektimi te kostove të shërbimit për secilin aktivitet të sektorit të energjisë elektrike, ashtu që të garantohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Tarifat e energjisë elektrike të aprovuara reflektojnë koston e shërbimit për secilin aktivitet ashtu që të mos cenohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Tarifa e aprovuara duhet te mbulojnë kostot investive të nevojshme në Termocentralet, investimet në rrjetin e Transmetimit dhe Shpërndarjes, reflektimin e kostove me shumicë dhe të operimit. Tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë të aprovuara do të jenë në masën 15.4% më të larta për çdo kategori të konsumatorëve të rregulluar”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Krahas kësaj, e njëjta ka bërë të ditur se faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostove të furnizimit janë rritja e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare, blerja e sasisve më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar dhe shkalla e lartë e inflacionit.