Nissan po iu jep planeve të tij të elektrifikimit një përditësim të mirë me 27 automjete të elektrizuara gjithsej për të arritur në treg deri në vitin 2030.
Nga këto, 19 automjete janë modele tërësisht elektrike, që janë 4 më shumë se që kompania planifikoi fillimisht në vitin 2021, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kompania nuk po ndan ende ndonjë informacion zyrtar për automjetet e reja elektrike, ne tashmë e dimë se çfarë po vjen.
Falë raporteve të mëparshme dhe ngacmimeve të ndryshme nga kompania, ne e dimë se gjenerata e tretë Nissan Leaf është në rrugën e saj. Megjithatë, nuk do të jetë një hatchback me 5 dyer, Leaf i ri po kthehet në një crossover.
Po ashtu vjen një pasardhës i ri shpirtëror elektrik i Nissan Micra. Ky do të jetë i lidhur ngushtë me Renault 5 të ardhshëm dhe të dy do të ndajnë shumicën e komponentëve. Versionet elektrike të Nissan Juke dhe Nissan Qashqai janë gjithashtu në rrugë.