Ministria e Ekonomisë ka publikuar Strategjinë e Energjisë së Kosovës 2022-2031.
Sipas njoftimit, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar këtë strategji më 8 mars.
“Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031, Ministria e Ekonomisë ka publikuar Strategjinë në ueb-faqe. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031 më 8 mars 2023”, njofton ME-ja.