Shoqata Sindikale e Kuvendit të Kosovës ka thënë se punëtorëve të Kuvendit u janë ulur pagat me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Nga kjo sindikatë kanë pasur edhe një thirrje për Kryetarin e Kuvendit, Kryesinë e Kuvendit dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve.
“Përveç këtij diskriminim, tani me rastin e ekzekutimit të pagave për muajin shkurt të vitit 2023, në kundërshtim me Ligjin për Pagat, përkatësisht të nenit 41 për shtesën transitore që garanton që në vitin e parë do të jepet kjo shtesë në shumën 100% të diferencës të pagës së re me pagën e mëparshme, të punësuarve të Kuvendit iu janë ulë pagat në shuma variushme për këtë muaj. Ju bëjmë thirrje, Kryetarit të Kuvendit, Kryesisë së Kuvendit dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që menjëherë ta sqarojnë me shkrim këtë çështje, të na i paguajnë pjesën e pagës e cila duhet ta arrijë pagën të cilën e kemi realizuar para hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ashtu siç është e përcaktuar me nenin 41 (shtesa transitor) të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Shoqata Sindikale e Kuvendit të Kosovës reagon në lidhje me uljen e pagave të punëtorëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e ekzekutimit të pagave të muajit shkurt të vitit 2023, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, Nr. 08-L-196.
Sindikata e Kuvendit të Kosovës, përveç se ka shumë vërejtje për padrejtësitë e koeficienteve për të punësuarit e Kuvendit të Kosovës të caktuar me Ligjin e Pagave dhe me vlerën e koeficientit të caktuar me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e vitit 2023, me të cilat të punësuarve në Kuvendin e Kosovës iu janë ulë pagat.
Përveç këtij diskriminim, tani me rastin e ekzekutimit të pagave për muajin shkurt të vitit 2023, në kundërshtim me Ligjin për Pagat, përkatësisht të nenit 41 për shtesën transitore që garanton që në vitin e parë do të jepet kjo shtesë në shumën 100% të diferencës të pagës së re me pagën e mëparshme, të punësuarve të Kuvendit iu janë ulë pagat në shuma variushme për këtë muaj.
Ju bëjmë thirrje, Kryetarit të Kuvendit, Kryesisë së Kuvendit dhe Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që menjëherë ta sqarojnë me shkrim këtë çështje, të na i paguajnë pjesën e pagës e cila duhet ta arrijë pagën të cilën e kemi realizuar para hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ashtu siç është e përcaktuar me nenin 41 (shtesa transitor) të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Po ashtu, i bëjmë thirrje Kryesisë së Kuvendit që pa vonesa tjera t’i miratoj të gjitha aktet nënligjore që kanë të bëjnë me pagat, shtesat dhe kompozimet për të punësuarit në Kuvendin e Kosovës dhe atë në përputhje me natyrën dhe kushtet specifike të punës të Institucionit më të Lartë të Republikës së Kosovës, aty ku të gjitha dokumentet dhe vendimet e nivelit shtetëror kalojnë dhe procedohen nga stafi i Kuvendit në bashkëpunim me deputetët dhe trupat e Kuvendit.
Kërkojmë që të respektohet dinjiteti i punës së stafit të Kuvendit duke ju garantuar atyre së paku mos dëmtimin e tyre në uljen e pagave të cilat i kanë realizuar deri më tani.
Kryetarja e Shoqatës Sindikale
Dr. Sc. Salihe Salihu