Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të rrymës në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 17 mars:
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10kV Fushë-Kosova do të ndërprehet:
TS 10/04kV Lismir Gojnovcët (kodi: 15018006052) prej orës 10:30 deri në ora 15:00
Vendet: Lismir (Gojnovcët).
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontimi i rrjetit te vjetër 0.4 kV.
Rajoni i Gjakovës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/35/10 kV] Rahoveci do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 16:00 deri ora 17:00.
Vendet: fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Hoca e Madhe dhe Zoçishtë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm.
2.
Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Denji (kodi 82081007) prej orës 10:30 deri ora 15:00
Vendet: fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe Ratkoc (një pjesë).
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.
Punime në projekte investive
1.
TS 35/10 kV Gjakova 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Beci (kodi: 80080010) prej orës 08:00 deri në ora 17:00
Vendet: fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot, Trakaniq dhe rruga Mark Malota (një pjesë).
Arsyeja: Projekte investive, demontimi i transformatorëve të vjetër, montimi i transformatorëve të rinj, ngritja e shtyllave të tensionit të mesëm, demontimi i konzollave të vjetra në kuadër të LOT 10 Feeder 1 Gjakovë.