Punonjësit hibridë po raportojnë shëndet më të mirë mendor se përpara pandemisë

Ndërsa debati i punës në distancë dhe hibrid, kundër punës në zyrë vazhdon, një sondazh i ri sugjeron se rezultatet shëndetësore, mund të luajnë një rol në lëkundjen e punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

Ndërsa puna në distancë, mund të ketë efekte të dëmshme në tru dhe trup dhe puna në zyrë mund të zvogëlojë kohën e lirë, diku në mes mund të jetë pika e “ëmbël” – të paktën kur vlerësohen metrikat shëndetësore.

Një studim i fundit, i publikuar nga International Workplace Group (IWG), një kompani që u ofron bizneseve zgjidhje hibride të vendeve të punës, zbuloi se punonjësit hibridë po flenë dhe po kryejnë aktivitet fizik më shumë, duke i kushtuar më shumë kohë krijimit të zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit, si dhe duke raportuar se shpenzojnë më shumë kohë në punën e tyre, shëndetin dhe mirëqenien.

Reklama e sponzorizuar

2,000 punonjësit hibridë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët u studiuan, raportuan se flinin më shumë në krahasim me para pandemisë, duke arritur në 71 orë shtesë në shtrat në mëngjes në vit.

Sondazhi zbuloi se punonjësit hibridë shtrydhnin 4.7 orë stërvitje në javë, në krahasim me një mesatare prej 3.4 para pandemisë.

70% e punonjësve hibridë raportuan, se kishin më shumë kohë çdo ditë për të përgatitur një mëngjes të shëndetshëm dhe më shumë se gjysma, gjenin më shumë kohë për të gatuar vakte të ushqyeshme gjatë javës së punës.

“Nuk ka dyshim se puna hibride ka lehtësuar disa përfitime të mëdha shëndetësore,” thotë Dr. Sara Kayat, një mjeke e përgjithshme e NHS e cila bashkëpunoi me IWG në studim, në një deklaratë. “Një dietë e ekuilibruar, aktivitet fizik dhe gjumë i mirë, janë bazat e një stili jetese të shëndetshëm i cili po bëhet i mundur për shkak të kohës shtesë që ofron një model pune hibrid.”

Edhe pse jo domosdoshmërisht e qëllimshme, 27% e punonjësve hibridë raportuan humbje peshe, që nga fillimi i pandemisë dhe shumica e të anketuarve thonë se kjo ishte për shkak kohës më të gjatë të kaluar duke u ushtruar dhe për të përgatitur vakte ushqyese.

Aftësia për t’i dhënë përparësi gjumit, aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm, ka ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor të punonjësve hibridë.

Dy të tretat e të anketuarve raportojnë shëndet të mirë mendor, për shkak të stilit të punës hibride; 81% kanë më shumë kohë personale për të kaluar me të tjerët ose për t’iu përkushtuar shëndetit dhe mirëqenies së tyre.

Megjithatë, ekspertët thonë duhet koordinim i mirë për të kryer siç duhet punën hibride.

Nick Bloom, një profesor i ekonomisë në Stanford në podcast-in Forward Thinking të McKinsey Global Institute, thotë “Është situata ku të gjithë shkojnë në zyrë në të njëjtat ditë dhe të gjithë qëndrojnë në shtëpi në të njëjtat ditë”, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe miqësisë, duke vlerësuar fleksibilitetin e punonjësve.” / Fortune Well

monitor.al