Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania në Kosovë kanë shënuar rritje për mbi 60 përqind këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, raporton Express.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove. Vjet këto investime kanë qenë në vlerë 122 milionë euro.
Sipas Odës, aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë.
“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%”, thuhet në njoftimin e Odës.