Rriten për mbi 60 përqind investimet direkte nga Gjermania në Kosovë – Ku u investua më shumë?

Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania në Kosovë kanë shënuar rritje për mbi 60 përqind këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, raporton Express.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove. Vjet këto investime kanë qenë në vlerë 122 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Odës, aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë.

“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë.  Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%”, thuhet në njoftimin e Odës.