Sejdiu: Vetëm këtë vit kanë ikur 52 mjekë nga Kosova

Kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka treguar se vetëm në këtë vit janë larguar nga Kosova 52 mjekë.

Ai në një prononcim për Frontonline ka thënë se ndër arsyet kryesore të ikjes së tyre janë pagat e ulëta dhe mundësia e punësimit.

“52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit. Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, u shpreh Sejdiu.

Reklama e sponzorizuar