Si do të ndikonte shfrytëzimi i shkretëtirës së Saharës për të arritur tranzicionin energjetik në botë?

Hidrogjeni ka potencialin të shfrytzoj më në fund resurcet e mëdha diellore të pashfrytëzuara të shkretëtirës së Saharasë për të ofruar hidrogjen të lirë të gjelbër në Evropë; ripërdorimi i infrastrukturës ekzistuese të gazit natyror do të jetë vendimtar për të siguruar që kostot e transportit të hidrogjenit të jenë të ulëta.

Dr. Julio C. Garcia-Navarro

Ka vite që ekzistojn skemat që synojnë të shfrytëzojnë energjinë diellore të Sahara në Evropë, por tani kjo mund të jetë më e realizueshme se më parë.

Për një kohë të gjatë, shumë studime dhe ekspertë kanë nxjerrë në pah përfitimet që do të ofronte një ekonomi e bazuar në hidrogjen në lidhje me një sistem të integruar energjetik dhe paqëndrueshmërinë e energjive të ripërtëritshme. Komisioni Evropian po mbështet shumë tek hidrogjeni për të arritur objektivat ambicioze klimatike.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, tashmë është e sigurt se Evropa do të importojë hidrogjen në të ardhmen për shkak të madhësisë së saj të kufizuar dhe dendësisë së lartë të popullsisë.

Vendndodhja më e afërt e mundshme për prodhimin në shkallë të gjerë të hidrogjenit të gjelbër dhe eksportin e tij në Evropë është Sahara.

Kjo shkretëtirë ka potencial marramendës energjetik, vetëm 8% e sipërfaqes së Saharasë e mbuluar me panele diellore do të mjaftonte për të plotësuar kërkesën e botës për energji.

Nëse shtetet e Afrikës së Veriut dhe Evropa mund të zhvillojnë një strategji të përbashkët hidrogjeni, të dy rajonet do të përfitojnë potencialisht.

Hidrogjeni i importuar nga Afrika e Veriut mund t’i mundësojë Evropës të realizojë qëllimin e saj për t’u bërë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050 më shpejt dhe më lirë, raporton Kosovo.Energy.

Për më tepër, një ekonomi e përbashkët evropiano-afrikano-veriore e hidrogjenit mund të krijojë zhvillim ekonomik, mundësi punësimi të orientuara drejt së ardhmes dhe stabilitet social në vendet e Afrikës Veriore, të cilat në këmbim mund të reduktojnë potencialisht numrin e migrantëve ekonomikë nga rajoni në Evropë.

Një avantazhi unik i hidrogjenit si bartës një bartës tjetër i energjisë, duke lënë mënjanë kostot, është se hidrogjeni ka potencialin për të fituar para nga rrezatimi i madh diellor në vendet tropikale dhe zonat me një densitet të ulët të popullsisë (ku kryesisht toka është më e lirë) dhe të demokratizojë tregun botëror të energjisë, duke bërë që vendet me potencial fotovoltaik më në fund të jenë në gjendje të përdorin atë burim dhe ta shesin atë jashtë shtetit për një fitim. /Kosovo.Energy/