Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një komunikate për media ka njoftuar se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligji për paga pas ankesave të shumta.
“Avokati i Popullit vlerëson se ky ligj nuk e bart frymën e Aktgjykimit KO219/19, në kuptimin e parimit të ndarjes së pushteteve, kontrollit e balancimit mes tyre, në kuptimin e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese, në kuptimin e sundimit të ligjit, në veçanti parimin e barazisë para ligjit, si dhe në kuptimin e mbrojtjes të së drejtës së pronës të subjekteve në sektorin publik”, ka njoftuar Avokati i Popullit.
Qeveria ka miratuar Ligjin e Pagave në Sektorin Publik më 1 shkurt derisa ka hyrë në fuqi nga data 5 shkurt.
Niveli i koeficienteve fillon nga 2 deri në 18, derisa koeficienti më i lartë i takon Presidentes së shtetit.