Avokati i Popullit pritet ta dërgojë sot Ligjin për Pagat në Kushtetuese

Sipas Avokatit të Popullit ky ligj do të dërgohet në Kushtetuese pasi që janë paraqitur afër 100 ankesa kundër Ligjit të Pagave, raporton Gazeta10.

Ligji i Pagave u miratua në Kuvendin e Kosovës më 5 shkurt të këtij viti me 63 vota pro asnjë kundër dhe asnjë apstenim.

Reklama e sponzorizuar

Partitë opozitare nuk e votun këtë ligj pasi që sipas tyre vlera e koeficientit duhet të ishte më e lartë.