Bursat europiane, të qëndrueshme – Tregjet presin inflacionin në SHBA dhe fitimet e korporatave

Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa e gjithë vëmendja është fokusuar te raporti mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve po shfaqen të qëndrueshëm pranë vlerave të një dite më parë.

Analistët parashikojnë se inflacioni në SHBA do të jetë ngadalësuar në 5.2% gjatë marsit, nga 6% që ishte në shkurt.

Ndërsa inflacioni bazë pritet të jetë rritur me 0.4% me bazë mujore, gjatë marsit, dhe me 5.6% krahasuar me marsin e vitit 2022. Ndërkohë, në raportin e publikuar ditën e martë, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi se, ekonomia globale do të njohë rritjen më të dobët në terma afatmesëm, në 30 vitet e fundit.

Reklama e sponzorizuar

Në mënyrë të veçantë, FMN ka shprehur shqetësime edhe për problemet që ka shfaqur së fundmi sistemi bankat amerikan dhe ai europian. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave, për tremujorin e parë të këtij viti. /Scan tv/