Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë filluar punimet për kyçjen e qytetit të Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
“Lajm i mirë për qytetarët e Vitisë dhe Ferizajit Sot filluan punimet në kyçjen e Vitisë në autostraden që e lidh Prishtinën me Shkupin R6 “Arbën Xhaferi”, një projekt i shumëpritur prej kohësh nga qytetarët e Vitisë. Vitin e kaluar ishim në teren, me ç’rast bëmë zotimin publik se do të realizojmë këtë projekt të domosdoshëm e të rëndësishëm për qytetarët e Vitisë dhe kështu filluam menjëherë me hartimin e projektit dhe procedurat tjera duke arritur në ditën e sotme kur filluam me jetësimin e këtij projekti”, ka shkruar ai në ‘;Facebook’.
Sipas tij vlera e projektit është afër 2.7 milion euro dhe do të realizohet brenda 175 ditë pune.
“Ne zotimet që i bëjmë edhe i realizojmë. Ky vit do të jetë vit i shumë projekteve të rëndësishme infrastrukturore”, tha ai.