Kompania kosovare “Royal” sot ka nënshkruar aneksin IV për ndërtimin e hotelit luksoz “Jadran” në Ulqin të Malit të Zi. Ky investim do të jetë në vlerë prej 40 milionë eurosh.
Në ceremoninë e nënshkrimit e cila u mbajt në objektin protokollar të Qeverisë së Malit të Zi mori pjesë drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj dhe pronari i Royal Company nga Prishtina, Arbër Kryeziu.
Kontrata e nënshkruar do të mundosojë fillimin e punimeve për ndërtimin e hotelit i cili pritet të jetë hoteli më i madh nga një brend ndërkombëtar në bregdetin malazez.
Në ceremoninë e nënshkrimit i pranishëm ishte edhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, pas së cilës së bashku dolën në konferencë për media. /Express/