Kryesindikalisti i “Kosova B”, Gashi: Riparimet në KEK janë bërë sa për sy e faqe

Kryetari i Shoqatës sindikale në të Termocentralit “Kosova B”, Muharrem Gashi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mënyrën se si po e menaxhon me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Gashi tha se riparimet në “Kosova B”, janë bërë vetëm për sy e faqe.

“Riparimet janë bërë sa për sy e faqe, që 41 vjet punoj në “Kosova B”, këso riparime nuk kam parë”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Tutje ai tha, se kanë pritur që në KEK do të ketë përparim me ardhjen e LVV-së, në pushtet, por që sipas tij kjo nuk ka ndodhur.

“Ne kemi mëndu që kur të vjen Vetëvendosje, do të ketë përparim, por ajo nuk ndodhi. Nuk di diçka që u bë. Çdo kush që ka ardh në pushtet, kanë thënë [grahi se unë jam në pushtet le të thonë se ka rrymë]. Janë disa gjëra që nuk shkojnë për hatër të partive”, ka thënë ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Gashi e komentoi edhe arrestimin e ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke thënë se kjo ka ndikuar negativisht edhe për punëtorët e KEK-ut.

“Ajo ndikon në tërë Kosovën dhe le më te punëtorët. Nuk besoj që është ndier mirë ndokush [për arrestimin e Nagip Krasniqit]. Verdiktin ia lëmë gjykatës, ne si punëtorë nuk e kemi shti t’i bëjë ato gjëra, nëse i ka bërë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sindikata që ai e përfaqëson ia ka lënë gjykatës ta thotë fjalën e saj. /Dukagjini/