Kryetari i Odës Ekonomike: Qeveria ta bëjë një strategji për ta parandaluar ikjen e të rinjve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se Qeveria duhet ta krijojë një strategji që të rinjtë të mos ikin nga vendi.

Rafuna foli në #Gjesi në T7 për trendin shqetësues të largimit të të rinjve nga Kosova dhe atyre që tha se po e lënë punën pa paralajmërim.

“Duhet ta parandalojmë këtë trend dhe të insistojmë që ata që kanë shkuar të kthehen”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Rafuna tha se të rinjve duhet t’u krijohen mundësi në vend.

“T’u mundësojmë që të krijojmë biznese që kosovarët të mos lëvizin nga Kosova”, tha ai.