Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i preferuari i pushtetit kishte dhënë hiq më pak se mbi 2 milionë euro për vetëm dy kontrata – vetëm brenda muajit mars të këtij viti. Dy tender iu dhanë kompanive greke në vetëm pak ditë dallim me procedurë të negociuar.
Kryeshefi i KEK-ut, Krasniqi, i cili është tashmë në arrest, i shpenzoi 628 mijë e 425 euro për vetëm një tender të negociuar apo një burimor.
628 mijë e 425 euro euro u iu dhanë kompanisë grek me emrin “TUV HELLAS (TUVNOR) SA”. Këto mjete u dhanë për dizajnin, furnizimin dhe kryerjen e punëve lidhur me dilatimet e kaldajave B1 dhe B2 në TC Kosova B.
Më 2 mars të këtij viti, KEK-u kishte publikuar njoftimin për dhënie të kontratës kësaj kompanie, ndërsa data për nënshkrim të kontratës ishte lënë më 10 mars vetëm pak ditë pas publikimit për dhënie të kontratës. Sipas platformës së prokurimit publik ‘E-prokurimi’, kontrata është dhënë me procedurë të negociuar.
Bazuar në njoftim kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj. Ajo ka filluar më 10 mars dhe përfundon më 10 prill të 2024-s, transmeton Paparaci.
Tenderët një-burimor kufizojnë konkurrencën dhe rrisin mundësinë për çmime më të larta e për cilësi më të vogël
Bazuar në dosjen e tenderit, kompania e kontraktuar ka për detyrë – ndër të tjera –blerjen e shërbimeve për mbikëqyrjen e implementimit të projektit dizajni, furnizimi dhe kryerja e punëve lidhur me dilatimet e kaldajave B1 dhe B2.
Përpos këtij tenderi, i preferuari i pushtetit, Nagip Krasniqi, i kishte mbi 1 milionë e gjysmë edhe për një tender tjetër, poashtu me procedurë të negociuar. Vlera e përgjithshme e kontratës është 1 milionë e 621 mije 544 euro e 20 cent.
Edhe kjo kontratë i ishte dhënë një kompanie greke me emrin “ERGOTEM SA”, e që tenderi ishte për: Përmirësimin dhe modifikimin e slloteve në pllakat rrëshqitëse kah ana e kanaleve të aeropërzirjes (PF kanaleve) me qellim te përmirësimit te dilatimit te kaldajës ne këto zona dhe zvogëlimin e fërkimit ne këto sllote te kanaleve PF. Dhënia e kontratës ishte bërë më 9 mars të këtij viti, kurse 16 mars ishte planifikuar nënshkrimi i kontratës, por që nuk ishte specifikuar koha e zgjatjes së kontratës.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka hedhur kritika ndaj ish-pushteteve për dhënien e kontratave një burimore, për çka sot vazhdojnë të heshtin ndaj veprimeve që ndërmarrje publike e ministri të ndryshme veprojnë kësisoj.
Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, Ushtrimi i ndikimit’’ si dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’.
Nagip Krasniqi u emërua kryeshef i KEK-ut gjatë muajit tetor në vitin 2021. Para se ta merrte këtë pozitë, ai e kishte udhëhequr Komitetin për Energjinë në Lëvizjen Vetëvendosje./Paparaci