Nisin punimet për ndërtimin e rrugës ‘A’ në Prishtinë

Sot kanë nisur punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur si Rruga “A” në Prishtinë, e cila pritet të përfundojë brenda 240 ditëve dhe e cila pritet të ketë një kosto financiare prej 8.4 milionë eurosh.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha sot se kanë filluar punimet për 1.5 kilometrin e parë.

“Kemi filluar punimet me një ditë të bukur, është projekt madhor dhe me rëndësi të madhe. Kemi filluar me 1.5 kilometrat e parë dhe dinamika do të jetë e shtuar. Do të punohet në të dyja anët, nga ana e Kalabrisë dhe Prishtinës së Re. Kjo është faza e parë dhe trajton edhe çështjen e kanalizimit”, tha Rama.

Reklama e sponzorizuar

“Rruga e re po krijohet dhe është me standarde të reja. Prishtina veçse po frymon me lehtë dhe rrugët po i krijojmë. Faza e parë është 8.4 milionë euro. Pastaj do te vazhdohet edhe ne faza tjera. Kjo fazë do të merr kohë 240 ditë pune dhe të bëhet përurimi i kësaj”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Krenar Xhaferi, drejtor për Investime Kapitale, ka thënë se ky projekt do të lidhet me Rrugën “B”. Kjo rrugë pritet të ketë 6 korsi, dhe do të ketë edhe shtigje të biçikletave.