Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se pas dy ditëve do të përfundojë pakoja e subvencionimit të rrymës për qytetarët që kanë kursyer energjinë elektrike në krahasim me muajt e njëjtë të dimrit të shkuar.
Murati ka thënë se tre muajt e parë të pakos, pra për shtator-tetor-nëntor, subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, ndërsa për katër muaj të tjerë subvencionet janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian.