Puntorët e KEK-ut në grevë njëorëshe

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po mbajnë grevë njëorëshe.

Në njoftimin e Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, bëhet e ditur se greva mbahet lidhur më kërkesën për ngritjen e pagave.

Greva e paralajmëruar për sot (e hënë) parashihet të zgjatë një orë, prej 7:00 në mëngjes deri në ora 8:00.

Reklama e sponzorizuar

“KEK në vazhdimësi ka shqyrtuar kërkesat dhe shqetësimet e punonjësve lidhur me pagat në ndërmarrje, dhe gjithnjë do të jetë i hapur për dialog me punëtorët dhe sindikatat”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se paga mesatare në KEK Sh.a është mbi pagën mesatare në sektorin publik dhe privat në Kosovë, dhe se të gjithë punonjësit e KEK-ut përfitojnë nga sigurimi shëndetësor, transporti, pagesa shtesë për përvojën e punës, si dhe pagesa për shujta.