Shkarkohen 6 zyrtarë të MPB-së që përdornin parkingun e ministrisë për “Rent a car”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë shkarkuar gjashtë zyrtarë që  dyshohet se e shfrytëzonin parkingun e ministrisë për “rent a car”.

Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiqi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.

Këtë njoftim Sveçla e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra”.

“Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë”.