Shkarkohet zv.ministrja e Infrastrukturës, në vendim i kërkohet ta deklarojë pasurinë

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Në dokumentin e siguruar nga Demokracia.com, thuhet se vendimi për lirim nga detyra të Çavdarbashës është marrë dje, mirëpo nuk përmenden arsyet.

Reklama e sponzorizuar

Sipas pikës dy të këtij vendimi, znj. Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.

Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.