“Superpuna” ekzekuton pagesat e shkurtit, tregohet numri i të rinjve të angazhuar

Hekuran Murati-Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Platforma qeveritare “superpuna”, ka njoftuar se ka ekzekutuar pagat e muajit shkurt për të rinjet e angazhuar në “superpuna”.

Siç tregon kjo platformë janë 500 punëtorë të angazhuar, 18 deri 25 vjeç.

“Superpuna” ka treguar kushtet që bizneset duhet t’i plotësojnë që të verifikojnë punëtorët e angazhuar.

Reklama e sponzorizuar

Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);

Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna”.

Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë”.

“Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin mars, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 prill”, thuhet në njoftimin e “superpunës”.