BE-ja planifikon të rrisë bashkëpunimin ekonomik me Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) planifikon të sjellë Ballkanin Perëndimor më afër tregut të bllokut, të thellojë integrimin ekonomik dhe të rrisë fondet e ofruara për vendet e rajonit.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen duke folur në Forumin Global të Sigurisë në Bratislavë (GLOBSEC) është shprehur se është përgatitur një plan të ri që përshpejton anëtarësimit e rajonit në BE.

“Plani i rritjes që ne propozojmë sot është ndërtuar mbi katër shtylla kryesore: afrimi i Ballkanit Perëndimor me Tregun e Vetëm të BE-së, thellimi i integrimit ekonomik rajonal, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritja e fondeve të para-anëtarësimit. Qëllimi ynë i përbashkët është të përshpejtojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Për këtë, ne po e afrojmë bashkimin tonë me Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen.

Reklama e sponzorizuar

Ajo tha se Ballkani mund t’i bashkohet tregut të vetëm digjital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose siguria kibernetike, duke shtuar se ata me rajonin mund të lehtësojnë tregtinë e produkteve dhe pagesat.

“Një treg i përbashkët rajonal është shumë i rëndësishëm për ta bërë Ballkanin Perëndimor një vend më tërheqës për investitorët evropianë”, ka shtuar ajo.

Duke kujtuar se disa reforma që janë pjesë e procesit të anëtarësimit në BE janë të një rëndësie kyçe për besimin e investitorëve, Von der Leyen theksoi rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efikas, sistemin e duhur të prokurimit publik dhe luftën kundër korrupsionit. /Telegrafi/