Një fermë e erës në Gjermani po çmontohet për të lejuar zgjerimin e minierës së linjitit në Garzweiler. Një nga tetë turbinat e vendosura në këtë vend në vitin 2001 tashmë është larguar.
Turbinat e erës afër minierës Garzëeiler në North-Rhine-Westphalia në pronësi të gjigantit RWE janë duke u larguar për të lejuar eksploatimin e qymyrit, raporton Balkan Green Energy News.
Ato ishin në funksion që nga viti 2001.
Miniera e linjitit në Garzweiler prodhon rreth 25 milionë ton linjit në vit. Kjo minierë kryesisht furnizon termocentralin Neurat me linjit, për të mundësuar prodhimin e energjisë elektrike, transmeton Kosovo.Energy.
Miniera është zgjeruar disa herë deri tani. Madje, për shkak të zgjerimit të minierës është bërë edhe zhvendosja e banorëve në zonën në perëndim të Koln.
Përveç fermës së erës, RWE ka marrë nën kontorll edhe zonën rreth qytetit të vogël të Lutzerath, anipse kjo ishte kundërshtuar fuqishëm nga aktivistët. /kosovo.energy/