Afër 6 euro ka arritur çmimi i pesë kilogramëve sheqer nëpër markete të ndryshme në Prishtinë.
Këtë e konfirmon Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK), në përditësimin e të dhënave mbi çmimet tek produktet bazike.
Sipas tabelës së ASK-së, 5 kilogramë sheqer këtë javë është shitur për 5 euro e 83 cent, derisa një javë më herët ka qenë 5 euro e 10 cent.
Ndryshe, bazuar në çmimoren e ASK-së, nuk vërehet ndonjë lëvizje e çmimeve tek produktet tjera bazike. /Buletini Ekonomik/