Hyn në fuqi metodologjia e taksave të kyçjes në rrjetin e shpërndarjes

Metodologjia e taksave të kyçjes në KEDS është aprovuar nga ZRRE dhe ka hyrë në fuqi. Kjo metodologji, e para e këtij lloji, parasheh aplikimin e taksave të reja për kyçje dhe për shkyçje.

Qëllimi i Metodologjisë së taksave për kyçje në rrjetin e shpërndarjes është që të rregullojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kyçjen dhe rikyçjen e konsumatorëve.

Në metodologji parashihet që taksa e kycjes për konsumatorët e rinj me kapacitet deri në 5 kWh të ulet nga 100, sa është aktualisht, në 60 euro. Ndërsa, sa i përket taksës së kapacitetit, nëse një konsumator kërkon që të regjistrohet ose të shtojë kapacitetet, dhe nëse ka kapacitete të lira në vendin ku kërkohet, atëherë taksa është zero.

Reklama e sponzorizuar

Në metodologji parashihet edhe aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve, që është paraparë të fillojë nga 17,70 euro (duke përfshirë TVSH-në) dhe vazhdon në bazë të kategorisë së konsumatorit dhe të konstantës.

Lusim konsumatorët tanë që brenda afatit ligjor, i cili shkruan në secilën faturë që konsumatori e pranon, ta kryejë pagesën, meqë shkyçja aplikohet si masë finale e mos pagesës së obligimeve ndaj kompanisë.

Kryerja në afatet ligjore e obligimeve kontraktuale në mes të kompanisë dhe konsumatorit nënkupton edhe fuqizim i partneritetit në mes të dy palëve, çka është edhe qëllimi kryesor i metodologjisë së re.

Për më shumë detaje rreth metodologjisë, kliko në linkun e mëposhtëm:

https://www.keds-energy.com/Uploads/Data/Docs/Taksatesherbimevedhetaksatperkapaciteteteteaprovuara