Instalimi i mbushësve për makinat elektrike, një biznes mjaft fitimprurës për elektricistët

Makinat elektrike dhe karikuesit e tyre shkojnë krah për krah. Por shpeshherë elektricistët që instalojnë këto sisteme të mbushjes anashkalohen.

Ndërsa elektricistët janë ende në kërkesë të lartë për nevojat tradicionale, hapësira e re e instalimit të karikuesve të makinave elektrike po rritet në mënyrë eksponenciale ndërsa gjithnjë e më shumë automjete elektrike përdoren. Në Minesota, një raport i ri tregon se po bëhet një rrjedhë e qëndrueshme e punës për disa elektricistë që pritet të rritet me shpejtësi në vitet e ardhshme.

Në Minesota ka rreth 35,000 automjete elektrike në rrugë sot. Ndërsa më shumë njerëz janë të interesuar të shkojn drejtë shtëoive të mençura dhe elektrizimit, me më shumë opsione të automjeteve elektrike dhe me çmime në ulje e sipër të automjeteve elektrike ky numër do të rritet me shpejtësi. Minesota po përdor fondet federale për të ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti publik të mbushjes përgjatë autostradave kryesore, por edhe kështu, hulumtimet tregojnë se shumica e shoferëve mund të mbushen lehtësisht në shtëpi. Këto karakteristika vlejnë dhe për shumë vende të tjera të botës.

Reklama e sponzorizuar

Shumë njerëz do të kenë nevojë për përmirësime në intalimin e tyre elektrik për të karikuar në shtëpi, veçanërisht ata me shtëpi të vjetra ose ata që dëshirojnë të përfitojnë nga karikimi më i shpejtë ose me më shumë se një karikues.

Përveç karikuesve të makinave elektrike në shtëpi, elektricistët mund të bëjnë punë duke instaluar stacione karikimi në garazhe parkimi, komplekse apartamentesh, qendra tregtare, ndërtesa komunale, restorante, dhe parqe.

“Unë mendoj se tregu po bëhet më i specializuar dhe më i veçantë se kurrë,” shton pronari i Sherman Electric Jim Sherman. “Unë njoh kontraktorë që punojnë vetëm në spitale dhe njoh kontraktorë që bëjnë vetëm ndërtesa banimi.” Kjo është pjesërisht për shkak të ndërlikimeve të kodeve të ndërtimit – industri të ndryshme ose lloje ndërtesash kanë kërkesa të ndryshme,

Kërkesa për elektricistë për të instaluar mbushës së makinave elektrike në shtëpi do të rritet pasi më shumë njerëz kalojnë në automjete elektrike. Nëse jeni një elektricist atëherë ky treg duket shumë premtues!