KEDS festoi ditëlindjen e dhjetë

Rreth 2000 punëtorë të KEDS-it mezi i zinte salla në veri të Prishtinës, teksa po festonin 10-vjetorin e kompanisë. Tok me ta, po festonin edhe i tërë menaxhmenti, pronarët e kompanisë z. Ahmet Çalik, dhe ai i Limak Holding, z. Nihat Ozdemir, si dhe përfaqësues të nderuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithçka u elektrizua kur trupa e baletit filloi performimin me motive kosovare, siç ishin edhe këto 10 vjet operimi të kompanisë. Ndërkohë, në prapavijë, në një ekran gjigant po shfaqej angazhimi maksimal i të gjithë punëtorëve, të cilët për një dekadë nuk i lanë asgjë rastit që qytetarët e Kosovës të merrnin shërbime sa më kualitative, që kompania të avancohej sa më tepër dhe energjetika kosovare të zhvillohej në një dimension të ri. Një dekadë për të cilën nuk u kursyen aspak as investimet.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS-it, z. Alpin Dogan, në fjalimin e tij përshëndetës, tregoi arsyet pse duhet të krenohemi.

Reklama e sponzorizuar

“Teksa jemi mbledhur këtu për të festuar, medoemos duhet të përmendim një situatë të paqëndrueshme energjetike, dhjetë vjet më parë, dhe gatishmërinë tonë për ta transformuar atë rrjet elektrik në përputhje me modelet më të mira dhe më të avancuara teknologjike”, tha ai.

  1. Dogan falënderoi të gjithë punëtorët e kompanisë për përkushtimin e vazhdueshëm në përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve, duke i motivuar edhe për fillimin e një dekade të re.

“Jemi të ngazëllyer për ndryshimet tona që do të ndodhin për të mirë në dekadën e ardhshme, si infrastruktura e digjitalizimit, cilësia e shërbimit dhe efikasiteti. Ne do të vazhdojmë të jemi garanci e një shërbimi universal, të besueshëm e cilësor”, shtoi ai.

Në vazhdim, duke e cilësuar KEDS-in si një akter kryesor në sektorin energjetik të Kosovës në dhjetë vitet e fundit, z. Ahmet Çalik u shpreh i lumtur për sukseset e arritura përmes investimeve, siç tha ai, në një vend të bukur si Kosova.

“Për këto dhjetë vjet kemi investuar mbi 216 milionë euro për të plotësuar nevojat e konsumatorëve, të cilët ishin rreth 470,000 në vitin 2013, dhe sot janë rreth 700,000. Jemi krenarë që përmes platformës digjitale, eKesco, ofrojmë shërbime online për rreth 206,000 përdorues”, tha ai.

  1. Çalik foli edhe për realizimin e projekteve të suksesshme me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorit, për çka falënderoi punëtorët e KEDS-it.

Në anën tjetër, drejtuesi i kompanisë Limak Holding, z. Nihat Ozdemir, tha se e sheh Kosovën si shtëpinë e tyre, duke u shprehur krenar për ndikimin e investimeve në shoqërinë kosovare.

“Zhvillimi dhe ndryshimet e shpejta që shohim këtu, bashkë me popullatën e re dhe dinamizmin në Kosovë, na japin forcë e frymëzim të madh”, tha ai.

Ai më tutje foli edhe për kontributin e madh në investim në rininë kosovare përmes ofrimit të programeve edukative. “Përmes programit KEDS Academy, të cilin e filluam menjëherë pas themelimit të kompanisë, trajnuam dhe certifikuam rreth 600 të rinj në fushën e energjetikës, shumica prej të cilëve tashmë janë pjesë e kompanisë”, shtoi ai.

KEDS është pronë e kompanive prestigjioze turke, Çalik Holding, dhe Limak Holding, dhe  ka filluar së operuari në Kosovë në maj të vitit 2013. Përmes realizimit të më shumë se 2300 projekteve kapitale, duke  aplikuar teknologjinë dhe infrastrukturën më të avancuar, KEDS ka transformuar peizazhin energjetik të Kosovës, duke fuqizuar zhvillimin e saj për një të ardhme të qëndrueshme të furnizimit me energji elektrike.