Në Kosovë janë të punësuar rreth 30 mijë persona në sektorin e qendrave të thirrjes. Kështu u tha në panelin e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasadës gjermane në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane.
Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani ka treguar se së bashku Ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari.
“Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh, kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi të madhe sot. Call Clean Alliance është krijuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasada gjermane për të bërë diferencimin e kompanive call center që kryejnë shërbime shumë të rëndësishme në tregun gjermano-folës nga ato kompani që mashtrojnë”, tha Hasani.
Kompanitë pjesëmarrëse në panel kanë treguar se ata nuk janë vetëm biznese që thirrin në telefon, por kryejnë edhe shërbime tjera, teksa numri i punëtorëve në këtë sektor në Kosovë u tha se është rreth 30 mijë.
Raporti i mirë ndër vite me shtetet gjermano-folëse dhe punësimi i madh që po vjen nga ai drejtim, panelistët shtruan kërkesën që gjuha gjermane të futet edhe në shkollë fillore. /Telegrafi/