Mbi 30 mijë kosovarë punojnë në Call Center

Call center, sektori më i kërkuar nga punëtorët në Kosovë.

Pa dyshim se tani Call Center shihet si një ndër sektorët, të cilët kanë ofruar shumë vende pune në Kosovë. Kësisoji llogaritet se 30 mijë persona janë punësuar në këtë sektor, derisa ka kapacitete për krijimin e vendeve të reja, përcjell albinfo.ch.

Kjo temë u trajtua sot në një organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Nora Hasani, kryetare e Odës Ekonomike Gjermane, ka folur për “Call Center Clean Alliance”, ku ata bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari, e ka edhe kompani, të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës.

“Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi e madhe.

Themelimi i Call Clean Alleance është bërë nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasada Gjermane për të bërë diferencimin e kompanive call center që kryejnë shërbime shumë të rëndësishme në tregun gjermanofolës”, theksoi Hasani.